Pėrshtypje nga Studentėt Euroudhėtim 2012

 Apel ndaj autoriteteve vendore dhe qėndrore pėr tė fuqizuar rininė shqiptare

 
 

Apel ndaj autoriteteve vendore dhe qėndrore pėr tė fuqizuar rininė shqiptare

Edhe kėtė vit projekti “Udhėtimit nė Europė” ka mundėsuar qė disa nga studentėt mė tė mire nga 7 vende tė ndryshme tė Ballkanit tė kenė mundėsi tė provojnė njė eksperiencė, qė nė shpresojmė do ti tregojė kėtij brezi tė ri vlerat mė tė mira europiane, tė shkėmbejnė eksperienca me tė rinj tė tjerė nga rajoni si dhe me tė rinj nga vende tė ndryshme tė Europės.

Tė gjithė e dimė qė Shqipėria tashmė ka siguruar liberalizimin e vizave, por fatkeqėsisht jemi tė ndėrgjegjshėm se jo tė gjithė kanė mundėsi tė udhėtojnė jashtė Shqipėrisė dhe tė ndihen tė barabartė me qytetarėt europian. Kjo fatkeqėsisht ngelet privilegj i individėve tė cilėt kanė garanci tė konsiderueshme bankare.

Pėr tė tretėn herė tradita jonė aspirata apo dhe pozicioni gjeografik na kanė shtyrė drejt aspiratės sė anėtarėsimit nė Bashkimin Europian i cili deri mė tani ka munguar si rrjedhojė mungesės sė reformave tė kėrkuara nga partneret tanė tė BE, detyre kjo kryekėput e politikanėve shqiptarė.

Ajo qė kemi kuptuar nga ky vit i liberalizimit tė vizave, ėshtė fakti se liberalizimi ishte njė hap tepėr i rėndėsishėm por nuk ėshtė integrim, pėr me tepėr njė integrim i niveleve tė ndryshme dhe gjithėpėrfshirės sikurse iu ėshtė premtuar prej kohėsh qytetarėve shqiptarė.

Ėshtė detyrė e kėsaj klase politike ti jap qytetarėve e sidomos studentėve shqiptarė mundėsinė pėr tė qenė tė barabartė nė jetėn e tyre akademike e mbi tė gjitha e jetėn e tyre shoqėrore, ne po mundohemi ta bėjmė kėtė vetėm me disa studentė, politika ata tė cilėt janė tė zgjedhurit e kėtij vendi duhet ta sigurojnė kėtė integrim gjithėpėrfshirės pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė.